Procesi i Stabilizim-Asociimit

Nė Pėrgjithėsi
Procesi i Stabilizim Asociimit (pSA), ėshtė korniza e politikave tė BE-sė pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, deri nė pranimin e tyre eventual.

PSA ndjek tri synime: Stabilizim dhe tranzicion tė shpejt nė ekonomi tė tregut; promovimi i kooperimit regjional; dhe perspektiva e pranimit nė BE. Kjo i ndihmon vendeve tė regjionit t’i ngritin kapacitetet e tyre pėr tė adaptuar dhe zbatuar standardet evropiane, pėrfshirė acquis communautaire, si dhe standardet ndėrkombėtare.

PAS bazohet ne partneritetin progresiv, nė tė cilin BE-ja ofron njė pėrzierje tė koncesioneve tė tregut, asistencė ekonomike dhe financiare si dhe marrėdhėnie kontraktuale (marrėveshje tė stabilizim asociimit). Secili vend ec pėrpara nė bazat e plotėsimit tė pėrkushtimeve nė kornizėn e pSA. Raportet vjetore tė progresit pėrmbledhin gatishmėrinė e vendeve tė Ballkanit Perėndimorė pėr afrimin e tyre me BE-nė.

Duke ndjekur Qasjen Regjionale tė BE-sė pėr Ballkanin Perėndimorė tė vitit 1997, Komisioni Evropian nė vitin 1999 ka vendosur njė racionale pėr tė lėvizur drejt njė vizioni mė ambicioz pėr zhvillimin e rajonit-pSA. Instrumentet e tija, janė formuluar nė samitin e Zagrebit nė Nėntor tė vitit 2000. Samiti i Selanikut nė Qershor 2003 ka pasuruar pSA me elemente tė inspiruar nga procesi i zgjerimit ashtu qė tė mund t’i pėrballojė mė mirė sfidat e reja. Agjenda e Selanikut parashtroi njė varg tė instrumenteve tė reja pėr pėrkrahjen e procesit tė reformave nė vendet e Ballkanit Perėndimorė dhe afrimin e tyre me BE-nė. Instrumenti me ndikim mė tė madh nga tė gjitha kėto instrumente tė reja ėshtė Partneriteti Evropian, i inspiruar nga Partneriteti pėr pranim nė BE. Pjesa e parė e partneriteteve Evropiane ėshtė miratuar nė vitin 2004. Duke identifikuar prioritetet afatshkurta dhe afatmesme tė cilat duhet t’i adresojnė vendet, partneritetet evropiane do t’i ndihmojnė vendet e Ballkanit Perėndimorė me reformat dhe pėrgatitjet e tyre pėr anėtarėsim nė tė ardhmen.

Tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimorė kanė perspektivė nė tė ardhmen anėtarėsimin nė BE, objektivė kjo e miratuar nga Kėshilli i Evropės nė Feira nė qershor tė vitit 2000 dhe e konfirmuar nga Kėshilli i Evropės nė Selanik nė Qershor tė vitit 2003. Kėshilli Evropian ka rikonfirmuar kėto pėrkushtime ekzistuese, nė qershor tė vitit 2005.

Kroacia dhe dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė tė cilave u ėshtė dhėnė statusi i vendeve kandidate, mbesin pjesė e pSA.

Vendet tjera tė Ballkanit Perėndimorė janė kandidate potenciale:Shqipėria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova (nėn Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara 1244).

Nė janar tė vitit 2006, Komisioni Evropian adaptoi njė komunikatė mbi “ Ballkani Perėndimorė nė rrugė drejt BE-sė: konsolidimi i stabilitetit dhe ngritja e prosperitetit”. Komunikata vlerėsonte progresin e arritur qė nga samiti i Selanikut dhe masave konkrete tė parashtruara pėr zbatimin e Politikės sė BE-sė pėr Ballkanin Perėndimorė dhe instrumenteve tė saja.


Nė mars tė vitit 2008 komunikata mbi Ballkanin Perėndimorė, Pėrmirėsimi i Perspektivės Evropiane, komisioni adoptoi iniciativa ekzistuese me pėrmirėsime tė reja pėr pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe politik nė Ballkanin Perėndimorė, me kėtė edhe pėrshpejtimin e progresit tė tyre nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE.

Procesi i Stabilizim Asociimit

<< prapa